Marketingu duhur për reklamën e pronës tuaj

Autori Portik Avatar
Autori Portik July 15, 2021 2 min read

Eshtë momenti juaj, marketingu duhur që ju nevojitet.

Për të kuptuar drejt konceptin kyç të marketingut, duhet theksuar se aktivitetet e ndërmarrjes pikënisjen dhe mbarimin e kanë te konsumatori. Ndërmarrja nëpërmjet marketingut e bënë identifikimin e nevojave dhe të kërkesave, i analizon dhe i ndjekë ato deri në përmbushjen e tyre. Sipas konceptit të marketingut, në fokusin e të gjitha angazhimeve të ndërmarrjes është tregu, përkatësisht konsumatori. Ndërmarrja nuk do të jetë e suksesshme në biznesin e vet, nëse paraprakisht nuk i kryen punët hulumtuese, kërkimore-studimore për tregun dhe konsumatorin. Në kushtet e sotme të zhvillimit tekniko-teknlogjik dhe nivelit të lartë të përsosjes zhvillimore është e mundur të prodhohet çdo gjë. Problem i veçantë është ku dhe si do të plasohen produktet dhe shërbimet. Padyshim, marketingu ka rolin dhe funksionin e vet primar për zgjidhjen e këtij problemi.

Marketingu

Aktivitetet e veta i fillon në treg dhe i përmbyllë në treg. Aktivitetet fillestare të marketingut kanë të bëjnë me hulumtimin dhe kërkimet e tregut, identifikimin e konkurrencës dhe gjetjen e konsumatorëve. Duke i shfrytëzuar informacionet relevante merren vendime : çka të prodhohet, me çfarë kostoje, për cilin treg dhe për cilën kohë ? Në ndërmarrje nuk guxon të punohet me hamendje dhe pagjykime. Që duhet të nxjerren në mbështetje të informacioneve që dalin nga tregu dhe konsumatori. Po të punohet pa këto të dhëna, ndërmarrja do të shkatërrohet shumë shpejt. Nuk e ka të qartë se çka kërkon tregu, konsumatori dhe si vepron konkurrenca. Nëpërmjet informacioneve përgatitjet e ofertës janë të qëndrueshme. Në dobi të konsumatorëve por edhe në shërbim të realizimit të objektivave të vet ndërmarrjes.

Konsumatori

Duke mbetur i kënaqur konsumatori me atë që blenë, nuk do të harroj edhe herave tjera të blejë lloje të njejta apo të ngjajshme të produkteve apo shërbimeve nga se ka krijuar kënaqësi, bindje dhe besim për vlerat e blera më parë. Nuk është me rëndësi që konsumatori të blejë vetëm një herë, por për ndërmarrjen është e dobishme që ai të jetë blerës i rregullt dhe lojal për një kohë më të gjatë. Për këtë qëllim, ekspertët, specialistët e marketingut apo vet afaristët e ndjekin gjendjen e kërkesës në treg për të mund me bërë ndryshimet e nevojshme dhe të diktuara në cilësinë dhe begatimin e ofertës.


Marketingu duhur. Nisja e biznesit me ndërmjetësimin e pronave, pasuri të paluajtshme është në një fazë lulëzimi. Më të vullnetëshmit janë gjithmonë fitues me reklamën e duhur.

Na kontakto sot për të nisur karrierën tënde.
Nëse keni një zyrë apo agjenci shërbimesh dhe kryeni aktivitetin tuaj, mjafton një aplikim dhe Ju jeni pjesë e sistemit tonë.

Mendojmë ne për ju dhe cdo gjë është në funksionin tuaj.

Ju shërbejmë me :

  •    Asistencë
  •    Konsulencë
  •    Trajnime
  •    Suport logjistik
  •    Bashkëveprim në shitjen e pronave

Na kontaktoni për më shumë detaje. Të mirëpritur për një takim konusultativ

Autori Portik
Author: Autori Portik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *