Miell tip 00 me origjinë italiane. Është pothuajse si mielli 550.Miell Organikë në shumë lloje të ndryshme:
Miell tip 00 për peta
Miell nga grurë i butë i shkëlqyer në prodhimin e sfoliateve, byrekëve, petave të njoma etj. Sasia dhe cilësia e glutenit e bëjnë këtë tip mielli të jetë i mrekullueshëm për specialistët dhe jo vetëm.
Mell tip 00 për pastiçeri
Miell i cilësisë së lartë i zgjedhur nga gruri më i mirë evropian. Ideal për prodhimin e kruasanteve, kekut, pandispanjës e shumë prodhimeve të tjera të pastiçerisë. Cilësia e zgjedhur e grurit dhe teknologjia moderne e fabrikës sonë i jep këtij mielli cilësi të larta në përpunim.
Miell tip 00 për pica
Miell nga grurë i butë me cilësi reologjike të shkëlqyera, i zgjedhur nga pjesët më të mira të grurit. Ideal për picën tradicionale, picën klasike italiane, fokaçën etj. I rekomandueshëm për një proces të shpjetë fermentimi. Elasticitieti i brumit është vetia më cilësore të këtij tipi mielli.
Miell tip 00 special
Mielli tip 00 i dalë nga zemra e grurit, i shkëlqyer në përpunim për çdo lloj asortimienti. Ky tip mielli rekomandohet për produkte të veçanta të një cilësie të lartë.
Miell tip 00 për kroasant
Miell shumë i fortë nga grure I butë. I përshtshëm për cdo linje prodhimi të kroasanit gjithashtu I përshtashëm për produkte të ngrira. Miell me force të lartë, stabilitet maksimal dhe ujthithje të konsiderueshme. Ky miell mund të përdoret me përzierje me miellra të tjerë e të nxjerrë produkte finale të shkëlqyera.
Miell I fortë nga grurë I butë. I përshtatshëm për cdo lloj gatimi me shtesa yndyrnash dhe sheqernash. Ideal për linja prodhimi dhe për produkte të ngrira. Stabilitet I produktit për një kohë të gjatë e bëjnë këtë miell të vecantë për prodhimin e disa produkteve të caktuara.