Faqe perfaqsuese Landing page

Si te krijosh nje faqe interneti falas. Nje faqe web falas publikuar nga ju ne www.pammstudio.al

Autori Portik

06/07/2021

Landing page / Faqe përfaqsuese
Cfarë është një faqe përfaqsuese landing page?

Ashtu si edhe e ka emrin, një faqe përfaqsuese prezanton shkurtimisht profilin tuaj në internet. Brenda faqes përfaqsuese landing page klienti apo porositësi mund të përdori 4 ose më shumë blloqe prezantuese. Faqja prezantuese mund të prezantojë profilin tuaj personal, kompaninë tuaj, produkte dhe shërbime ose edhe projektet tuaja.

Për cfarë përdoret një faqe përfaqsuese landin page ?

Faqja përfaqsuese landin page përdoret për prezantime në mënyrë të koncentruar. Përdorimi i saj është mjaft i gjërë në portale përfshihen adresare dhe profile kompanish. Ajo mund të prezantojë një biznes, një profil kompanie apo shërbime biznesi dhe produktet e tyre

Organizimi i një faqe përfaqsuese landing page

Në krye të bllokut të parë të prezantimit vendosen simbolet dhe sloganet e kompanisë. E rëndësishme në këtë bllok të vendosen edhe adresat, kontaktet zyrtare dhe kanalet mediatike të rrjeteve sociale. Eksperienca juaj e suksesit apo Profili i kompanisë me një përmbledhje të shkurtuar historiku përbëjnë bllokun e dytë. Shërbimet që ju ofroni, produktet e realizuara nga ju apo projekte të rëndësishme janë pjesa e bllokut të tretë. Dhe blloku I katërt është në dispozicion për një galeri fotosh nga e gjithë eksperienca juaj.

Ku publikohet një faqe përfaqsuese landing page?

www.biznese.vip/emrijuaj është mënyra më e thjeshtë dhe më e shpejtë vetëm në disa minuta për të krijuar prezantimin tuaj. Profili juaj i suksesit duhe të jetë I prezantuar denjësisht në vendin e duhur dhe mënyrën e duhur.

Si krijohet një faqe përfaqsuese landing page

PAMM Studio – agjenica e marketingut dixhital përmes portalit biznese.vip ju propozon 3 variantetë tilla

Silver Landing page

Përmban Foto përfaqsuese, logon dhe titullin e biznesit. 3 blloqe: kontakt, profil dhe shërbime me galeri foto. Butonat e rrjeteve sociale te klientit

Gold Landing page

Më shumë nga Silver version Gold përmban një Menu për landing page, blloku orareve dhe hartës. Tekst të redaktuar dhe foto përfaqsuese e punuar grafikisht

Platinium Landing page

Në versionin Platinium shtohet edhe butonat share të rrjeteve sociale. Përfshihet edhe SEO për fjalkycin kryesor. 10 vlerësime në google maps

Faqet përfaqsuese

(landing pages) janë faqe me të cilat vizitorët “prezantohen” kur klikojnë diku, përgjithësisht ofrojnë diçka me vlerë si një program falas apo një kod promocional. Siç tregon edhe emri, faqet prezantuese mund të jenë prezantimi i parë i vizitorit me produktin apo markën tuaj. Nuk keni një mundësi të dytë për një përshtypje të parë. Edhe për firmat e stabilizuara në treg, një faqe e denjë prezantuese mund ta çojë biznesin në tjetër nivel.

  • Ish presidenti i SH.B.A Obama mori 60 milionë dollarë fondacione me anë të faqeve prezantuese dhe testimit A/B¹
  • Përdorimi i testimeve dhe targetimit mund të rrisë konvertimet me 300%²
  • Vizitorët janë 80% më të predispozuar për të lexuar faqen tuaj prezantuese nëse është me ngjyra dhe vizualisht tërheqëse³

Këto këshilla vlejnë për çdo industri dhe çdo lloj produkti. Gjithsesi në varësi të biznesit, faqet prezantuese kanë norma konvertimi të ndryshme. Sipas një studimi të 2019, 10% e kompanive kanë norma të larta konvertimi me 11.45%. Rreth 25% e bizneseve konvertojnë 5.31%, por mesatarja është 2.35%. Sukses më të madh me faqet prezantuese kanë konsultat e biznesit, udhëtimet, bankat, shkollat dhe punësimet, real estate etj. Ka disa rregulla që duhet të ndiqni për ti bërë faqet tuaja prezantuese të shkëlqejnë.

  1. Një titull interesant
  2. Tërhiqni menjëherë vëmendje me foton apo videon kryesore
  3. CTA e vetme, e kuptueshme dhe që tregon vlerën tuaj unike
  4. Karakteristikat dhe përfitimet e përdorimit të produktit

Një titull interesant

Në varësi të rëndësisë që i keni kushtuar secilës, gjëja e parë që një vizitor sheh kur vjen në faqen tuaj është ose titulli, ose imazhi. Titulli me një të lexuar duhet të përcjellë një mesazh rreth produktit tuaj. Duhet të jetë i qartë, i shkurtër dhe të sigurojë vizitorin që ka ardhur në faqen e duhur. E zëmë se ai klikon një link për mobilje. Nëse arrin te një faqe për materiale shkollore, do ta mbyllë faqen me idenë që ka klikuar gabim. Mund të jeni më kreativë te teksti i mëposhtëm, por përpiquni të tregoheni sa më të thjeshtë te titulli.

Autori Portik
Author: Autori Portik

Komentet

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Regjistrohu për të rejat e fundit!

Nëse preferon lajme si ky ose të ngjashme abonohu më poshtë