Miell per buke. Buka integrale është e gatuar nga mielli i grurit të bluar nga kokrrat e plota. Ka vlerë të lartë ushqyese, sepse përmban shumë minerale dhe vitamina. Simitet dhe kuleçtë kanë tri deri në pesë herë më shumë vlera ushqyese sesa ato nga mielli i bardhë. Pejzat e shumta krijojnë ndjenjën e ngopjes së plotë.
Buka cilësore nuk ju shton peshën trupore, ndërkaq plotëson madje 10 për qind të nevojave ditore me hekur dhe albumine. Buka e bardhë është më mirë të shmanget, sepse ka sheqer të fshehur.
Ngjyra nuk është tregues i sigurt i cilësisë së bukës. Buka ngjyrë të errët shpesh është e ngjyrosur me karamele. Njerëzit shpesh mendojnë se buka e pasuruar me krunde është më e shëndoshë. Mirëpo ajo bukë ju shton shumë më tepër peshë se sa e zakonshmja. Bukët më të forta pikërisht janë më të shëndetshme.
Buka nuk ju shton peshë nëse hahet në sasi të duhura, përkatësisht 200 – 300 gramë gjatë një dite. Njerëzit që janë në dietë i shmangen bukës, mirëpo buka nuk ka kalori të larta. Ju shton peshën ajo që vihet në bukë – gjalpi, pastat dhe sallamet, apo marmelata.
Miell per buke
Buka integrale dhe ajo e bërë me brumë të ardhur është më e mira për njerëzit që kujdesen për linjat: duke mos përmbajtur shumë niseshte ka më pak kalori sesa buka e bardhë dhe e jep më shpejt ndjesinë e ngopjes. Kur buka integrale përmban fibra dhe sakaromicete (kërpudhat mikroskopike përgjegjëse për ardhjen e brumit), rregullon peristaltikën e zorrëve, duke garantuar kështu mirëqenien e organizmit. Përveç kësaj, majaja natyrore (sakaromicetet) duke tretur niseshtenë, ia lehtëson stomakut procesin e përpunimit të ushqimeve.
Buka me brumë të ardhur njihet përnjëherë: tretet më lehtë nga stomaku, reziston për shumë ditë dhe pesha e saj është afërsisht një kilogram. Brumi i një cope të tillë buke ka në brendësi sakaromicete që duke u vendosur në mes, e bëjnë bukën të rezistojë për shumë ditë.
Shmangni bukën e bardhë të bërë me miell gruri dhe maja birre, që është shkaku kryesor i fermentimit të zorrëve dhe konsumoni të gjitha llojet e bukës së zezë (përmbajnë thekër, grurë të fortë etj.). Më mirë akoma do të ishte nëse buka e zezë përmban fara lini, luledielli etj., këto lloj kanë vlera ushqyese, të pastrojnë, kanë më pak yndyrë dhe nuk të shëndoshin.
Buka e zezë përmban sasi të mëdha hekuri, kalciumi, acidi folik, vitaminë B dhe magnez, elementët e nevojshëm në metabolizmin e sheqerit. Këto karakteristika e bëjnë bukën e zezë mjaft të shëndetshme, sidomos për personat që vuajnë nga diabeti, transmeton Telegrafi.
Miell per buke
Në të gjitha drithërat integrale gjenden oligoelementet, që ndihmojnë në ruajtjen e linjave dhe shëndetit. Më të rëndësishmet janë:
– zinku, forcon flokët, thonjtë, dhe përmirëson punën e mëlçisë;
– bakri, mbron sistemin imunitar;
– kaliumi, tonifikon sistemin muskulor;
– magnezi, favorizon sintezën e antitrupave, parandalon alergjitë dhe intolerancat.
Buka integrale dhe ajo e bërë me brumë të ardhur. Ka shije më të fortë sesa buka e bardhë dhe të shijon më shumë. Mjafton një copë e vogël për t’u ngopur. Kjo është edhe arsyeja që rekomandohet në dietat hipokalorike. Duke e shoqëruar me një pjatë me zarzavate ose duke e ngrënë në formë bruskete, të mbush stomakun. Ka pak yndyrë dhe shumë pak kalori.
Veç të tjerash, buka integrale është e pasur me vitamina (B1), proteina, kripëra minerale dhe enzima aktive; vitamina B1 (tiamina) bën të mundur shndërrimin e sheqernave dhe yndyrave në energji, duke shmangur që ato të kthehen në depozita dhjamore.