10 këshilla se si të menaxhoni fushatën e parë të marketing

Autori Portik Avatar
Autori Portik July 14, 2021 3 min read

Doni të reklamoni kompaninë tuaj, pikën tuaj të shitjes, aktivitetin tuaj?
Atëherë në këto kohë nuk mund të mos mendoni për përdorimin e rrjeteve sociale,
të cilat janë tashmë instrumente të vërtetë për t’u bërë i njohur gjerësisht.
Në veçanti, Facebook ju mundëson të realizoni fushata të vërteta në marketing dhe për të
gjetur klientë potencialë, duke vendosur parametra specifikë që ju lejojnë të
arrini menjëherë në target-grupin që synoni. Nëse nuk keni përvojë në këtë gjë,
më poshtë është një guidë me dhjetë këshilla për të drejtuar fushatën e parë të marketingut në mediat sociale…

1.Bëni një analizë paraprake të tregut në marketing

Këshilla e parë për të drejtuar një fushatë marketingu në rrjetet sociale
është që të bëni një analizë paraprake të tregut. Çfarë produkti po kërkoni
të shisni? Si është më e leverdishme që ta reklamoni dhe në cilin rrjet social.
Të gjithë këto pyetje janë të rëndësishme për një fushatë të suksesshme.

2.Analizoni konkurrencën në marketing

Përveç një analize të tregut është e rëndësishme të fokusoheni edhe
te konkurrentët, se cilët janë ata. Çfarë kanë ata më shumë se ju dhe
si i përcaktojnë strategjitë e tyre. Mund të mendoni të përdorni strategjitë
e tyre ose mund të përdorni strategji krejt të ndryshme, pikërisht për të bërë diferencën.

3.Zgjidhni faqet më të përshtatshme

Për një fushatë marketing në rrjetet sociale, rëndësia e zgjedhjes së
rrjetit të duhur është fondamentale. Mund të zgjidhni të fokusoheni
vetëm në një rrjet social ose mund të zgjidhni më shumë se një në të
njëjtën kohë, me kusht që fushatat të jenë të mirëmenduara.

4.Përcaktoni target grupin

Ndër këshillat për fushatën e parë të marketingut në rrjetet sociale
është që të përcaktoni me saktësi target grupin – është e kotë t’i reklamoni
një produkt apo një kompani dikujt që nuk është aspak i interesuar.
Përcaktoni moshën, origjinën dhe interesat e detajuara të klientëve tuaj potencialë.

5.Hartoni një plan marketing

Hartoni gjithnjë një plan, kjo do të thotë që të strukturoni sa
më mirë përmbajtjen e fushatës suaj. Ajo që do të thoni për t’u
reklamuar është e rëndësishme dhe do t’ju shërbejë të tërhiqni vëmendjen e klientëve potencialë.

6.Përdorni një gjuhë të përshtatshme

Nuk është e rëndësishme vetëm ajo që thoni, por natyrisht edhe
se si e thoni. Gjuha e është e rëndësishme për të tërhequr vëmendjen.
Përpiquni që t’ia përshtasni target grupit që i drejtoheni dhe
mbi të gjitha produktit apo kompanisë që do të reklamoni:
gjuha mund të jetë miqësore, profesionale, neutrale.

7.Realizoni një plan social biznesi

Nuk mund të bëni një fushatë marketing nëse më parë
nuk hartoni një plan social biznesi: është e rëndësishme që
të përcaktoni që në fillim objektivat që kërkoni të arrini, dhe
mbi të gjitha kohën në të cilën ato duhet të përmbushen,
duke kontrolluar vazhdimisht shpenzimet dhe të ardhurat.

8.Kontrolloni vazhdimisht ecurinë e fushatës

Një fushatë në rrjetet sociale ka kosto dhe qëllimi saj është të rrisni të
ardhurat falë rritjes së shitjeve të produkteve. Kështu që është e
nevojshme të kontrolloni vazhdimisht nëse ia vlen të vazhdoni
fushatën e nëse të ardhurat janë më të mëdha se kostot e shpenzuara.

9.Kërkoni këshillën e një eksperti të fushës

Nëse nuk keni njohuri për strategjitë e marketingut që ekzistojnë aktualisht në internet,
këshilla për fushatën tuaj të parë është që t’i besoni një eksperti të sektorit.

10.Azhurnoni vazhdimisht faqen tuaj

Këshilla e fundit është: nëse keni për shembull, një faqe në Facebook
përpiquni ta mbani gjithnjë aktive me postime, pëlqime dhe komente.
Në këtë mënyrë do të krijonit një komunitet virtual

Për më shumë postime të tilla klikoni këtu

Autori Portik
Author: Autori Portik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *