Mielli integral

Autori Portik Avatar
Autori Portik August 27, 2021 1 min read

Mielli integral përmban vitamina B1, B3 dhe B5. Në miellin e bardhë të grurit, këto vitamina reduktohen deri në 77%, 80% dhe 81%. Vitamina E është shumë e rëndësishme për rigjenerimin e qelizave të lëkurës dhe. Mes e kripërave minerale që përmban mielli, gjejmë mangnez (87%), hekur (76%), kalium (77%), kalcium (60%) dhe zinku (78%).

Në një miell të përpunuar, të gjitha këto vlera ushqyese humbasin në mënyrë të pakthyeshme.

Mielli integral është shumë i pasurë në fibra dhe nga pikëpamja ushqyese është një ushqim shumë i plotë. Është konstatuar se zakonisht, konsumimi i miellit të grurit 00, i cili përdoret gjerësisht në shtëpi dhe në industri, nuk është i sigurt për shëndetin, sepse, ky miell përmban më pak fibra dhe vlera ushqyese nga sa i duhen organizmit. Pasojat përfshijnë rritjen e glukozës në gjak dhe me kalimin e kohës shkaktojnë një rrezik për zhvillimin e sëmundjeve të metabolizmit dhe një rritje të konsiderueshme të rrezikut të tumoreve.

Mielli Integral siguron trupin me magnez I cili shërben për të stimuluar sistemin muskulor dhe nervor . Gjithashtu mielli integral rrit ndjenjën e ngopjes, kështu që është ideale për një diete ushqimore që synon humbje në peshë. Fibrat ushqimore zvogëlojnë përthithjen e yndyrës dhe kolesterolit. Përmban acide yndyrore të rëndësishme për shëndetin, që ndihmojnë për një metabolizmin të mirë.

Për më shumë

Autori Portik
Author: Autori Portik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *