Mielli me i mire per buke

Autori Portik Avatar
Autori Portik August 27, 2021 2 min read

Mielli me i mire per buke.

Sipas kodit ushqimor, miell quajmë pluhurin qe marrim nga bluarja e drithërave.

Mielli me i mire per buke. Miell të thjeshtë quajmë miellin e grurit që është marrë nga grurë i pastruar nga çdo përbërës tjetër organik. Është përbërësi kryesor i bukës kjo është arsyeja që bluarja e miellit duhet të ketë cilësi të mirë në ndarjen e tij nga himet. Varësisht nga bluarja e tij kemi dhe kategori e miellit, përqindja e miellit me proteinë e ndanë atë në miell të fortë apo të butë. Si shkallë bluarje kemi peshën e miellit të bluar që marrim nga 100 pjesë peshe gruri të pastruar. Kështu kemi miellin 55% që është për bukë të cilësisë së mirë bukë toste dhe bukë të thekur etj, produkte me përqindje proteine të lartë.

Mielli me i mire per buke
Mielli me i mire per buke


Mielli tip 70% i cili ka përqindje të ulët në hime,përdoret për bukën e zakonshme të bardhë. Ekzistojnë disa lloje mielli të këtij tipi: i forti i buti dhe demet që nuk është gjë tjetër veç se një lloj mesatar.Dallimet kryesore të mësipërme janë që vijnë nga drithëra të ndryshme të cilat ndryshojnë nga përqindja e përmbajtjes gluten ashtu dhe në forcën e glutenës.


Mielli tip 90% është i pasur në hime dhe elemente ushqyese është i përshtatshëm për bukë të zezë me vlerë të lartë ushqyese.


Miell tip M vjen nga drithëra të forta dhe zakonisht ka ngjyrë të verdhë.nga ky miell zakonisht bëhet buka e fshatit me koren e sajë të veçantë. Mielli tip M i butë është mielli i zakonshëm për të gjitha përdorimet.


Mielli kategori P i ashtuquajturi luks. Është mielli që vjen nga kokrra me cilësi të lartë me gluten të përforcuar për të qenë shumë i fortë.

Në treg gjejmë gjithashtu:

Miell gruri 405 (për përdorim shtëpiak).
Miell gruri 550 (për bukë të bardhë dhe ).
Mielli i trashë i papërpunuar 1050.
Miell gruri të trashë 1700.
Llojet e miellit të Segalit 997 dhe 1150, idealë për bukë.
Segal i trashë 1800.
Miell sigali i trashë, 100% me aromë karakteristike (Farine de Seigle)
Mielli 1100 i bluarjes 100%, i cili përmban tërë farën e grurit brenda
Miell që dyfishohet vetë
Mielli Campaillou, i cili përmban maja dhe brumë ardhës të thatë, duke dhënë një shije të veçantë të athtë brumit.
Miell tip 00 me origjinë italiane. Është pothuajse si mielli 550.Miell Organikë në shumë lloje të ndryshme.
Nëse vendosni të bëni bukë në shtëpinë tuaj, shmangni enët plastike. Përdorni enë druri ose balte dhe peshqir pambuku për të mbuluar përsipër brumin.

Për më shumë

Autori Portik
Author: Autori Portik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *