Ruajtja e miellit

Autori Portik Avatar
Autori Portik August 25, 2021 1 min read

Ruajtja e miellit

Ruajtja e miellit, kjo është mënyra më e mirë.
Mielli është artikull i cili blihet lehtë. E bartni në shtëpi nga dyqani në një ndër qeset e rënda. Pastaj e vendosni në një kënd të errët dhe e lini aty derisa t’ju nevojitet, apo jo?

Ruajtja e miellit

Fatkeqësisht, nuk është kështu.

Të gjitha llojet e miellit me kalimin e kohës prishen. Por tërheqin edhe krijesa të padëshirueshme, siç janë insektet pa marrë parasysh sa të pastër janë vendi dhe kuzhina ku e keni lënë.

Qe si ta pengoni këtë:

Blini vetëm aq sa ju nevojitet. Mos t’ju mashtrojnë shitësit. Përpiquni të blini vetëm aq miell sa mendoni që mund ta përdorni gjatë disa javëve të ardhshme. Mielli tërheq lagështi, që do të thotë se mund të prishet goxha shpejt.

Nëse mundeni, kërkoni miell në paketime më të vogla dhe kështu do të blini aq sa vërtet ju nevojitet.

Mos e ruani miellin në thasë letre

Mënyra më e mirë për ruajtjen e miellit është që ta mbani brenda një qese të cilën duhet ta vendosni brenda një ene (kavanozi) të mbyllur fort.

Ambienti ku do ta mbani enën duhet të jetë i freskët dhe i thatë.

Më parë amvisat e ruanin miellin në thasë apo këllëfë bezeje dhe e linin në një vend të thatë pa lagështirë.

Kini parasysh që mielli përthith shumë lehtë aromat dhe substancat e tjera kimike që lëshohen në ajër.

Kjo e bën mëse të nevojshme paketimin gjithëpërfshirës të miellit. Jo vetëm në qese plastike të mbyllura mirë, por edhe enë qelqi.

Autori Portik
Author: Autori Portik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *